Për të firmosur me një futbollist duhet të këmbëngulësh. Është ky paralajmërimi i agjentit të futbollistit të Manchester United, Romelu Lukaku, Federico Pastorello, i cili dërgon sinjale të reja te zikaltërit.

"Nëse dëshiron që të blejsh një futbollist duhet që të lëvizësh drejt tij gjithashtu. Nuk ka zhvillime të reja, vetëm një bisedë me drejtorin për të kuptuar më mirë situatën dhe do të shohim se cilat vendime duhet të marrim. Sigurisht që nuk vendosim afate. Unë kurrë nuk kam deklaruar numra, kështu që nuk e di nëse ato janë shifrat që kanë në mendje. Duhet të pyesësh Interin. Lukaku është në merkato, por jo detyrimisht duhet të firmosësh. Është ende shumë e vështirë".-përfundoi Pastorello.

Inter është kandidati potencial për të nënshkruar me Lukakun, por deri tani asgjë konkrete.

/Ora News.tv/