"Unë jam autori i sulmit në Nju Jork, mos më dënoni me vdekje"

"Unë jam autori i sulmit në Nju Jork, mos më dënoni me

Personi nga Uzbekistani, i cili akuzohet për vrasjen e tetë personave në Nju Jork është i gatshëm të pranojë fajësinë për t'iu shmangur dënimit me vdekje.

Ky propozim është bërë nga avokatët e Sayfullo Saipovit, ndërkohë që prokurorët kërkuan nga Gjykata e Qarkut në Menhatën të caktojë prillin e vitit 2019 si datë për gjykimin e tij.

Saipov akuzohet për vrasje dhe terrorizëm për sulmin e kryer në tetor të vitit të kaluar.

Avokatët e Saipovit thanë se mënyra më e shpejtë për zgjidhjen e rastit është që prokuorët të pranojnë propozimin e tyre.

Vendimi duhet të merret fillimisht nga prokurori në Menhatën, Geoffrey Berman, dhe pastaj nga prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, Jeff Sessions.

EMISIONET