Reperja Loredana publikoi para një jave këngën e saj të re "Labyrinth". Të gjithë prisnin që të fliste për mashtrimin e ciftit zviceran, por historinë e tyre e preku shumë pak.

Fillimin e këngës e nis me faktin se është aq e pasur sa mund të blej cdo gjë. Me këtë duket se i referohet skandalit të mashtrimit, ku një cift zviceran e akuzoi për vjedhjen me mashtrim të 800 mijë frangave.

"Unë do të blej shtëpinë tënde, gruan tënde dhe ty. Unë nuk jam zhveshur kurrë për klikime. Po, koha fluturon. Papritur, të gjithë po flasin për shoqërinë. Dhëmbët janë aq të bardha sa këpucët e mia Nike. Më shumë para, më shumë probleme", këndon Loredana.

Në pjesën tjetër të këngës flet për stilin që ka, milionat dhe makinën. Ajo nuk harron të përmendë familjen e saj të vogël, vajzën Hana dhe bashkëshortin Mozzik.

"Nuk ka më shqetësime, unë kam milionat e mia. Por vafshin në djall paratë, vajza ime është prioriteti im. Hana, Mozzik, Lori - tre yjet e rapit", thotë Loredana nga fundi i këngës.

Projekti është pëlqyer nga publiku pasi ka marrë mbi 3 milionë klikime në Youtube.

/Ora News.tv/