Unaza e Madhe, Basha: Banorët përgjysmuan qeverinë

Unaza e Madhe, Basha: Banorët përgjysmuan qeverinë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka dalë sot në mbështetje të banorëve të Unazës së Madhe. Ai tha Rama nuk arriti të përçajë banorët, por është qendrësa e tyre që përmbysi qeverinë, 

Basha: Asgjë nuk është më e fuqishme sesa një kauzë e vëretetë e mbështetur nga njerëz të bashkuar .

Merita e madhe e këtyre banorëve është se vegla më tinëzare e Edi Ramës, përçarja përmes kërcënimeve, shantazheve e propagandës nuk pi ujë. Nuk ja dolën t'i përçajnë këta banorë.

Këta banorë me qëndresën e tyre e çanë në gjysmë qeverinë. Një gjysmë ja kanë hedhur në Lanë dhe gjysmën tjetër do tja hedhin në Lanë shumë shpejt.


EMISIONET