Ultrasit rusë ‘djegin’ Spanjën, një polic humbi jetën gjatë trazirave

Ultrasit rusë ‘djegin’ Spanjën, një polic humbi

Një oficer policie humbi jetën në Spanjë, pasi përplasje të dhunshme shpërthyen mes tifozëve rivale përpara ndeshjes së Europa League të Athletic Bilbaos kundër Spartak Moskës në San Mames.

Mediat raportojnë se polici kishte marrë goditje në kokë, por ndërroi jetë në spital, pas një arresti kardiak. 

Gjithashtu raportohet se në spital po trajtohen edhe 4 persona të tjerë, që kanë plagë të ndryshme nga protesta.

Më shumë se 500 oficerë  u angazhuan për  mbarëvajtjen e ndeshjes dhe sipas raportimeve të paktën 5 persona janë arrestuar.

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ka dënuar dhunën e së enjtes.

Zyrtari policor që humbi jetën i identifikuar si Inocencio Alonso Garcia, 51-vjeç, u rrëzua ndërkohë që ndërhynte  për të shmangur përplasjet në rrugë, në zonën ku ndodheshin "ultrasit" rusë nga Spartak Moska.

Videoja e përplasjeve tregoi tifozët që sulmonin njëri-tjetrin duke përdorur fishekzjarre, shkopinj golfi e bejsbolli, si dhe shishe qelqi.

"Disa njerëz kishin ardhur "të përgatitur për trazira"pasi mbanin armë duke përfshirë shkopinj dhe thika" tha policia.



EMISIONET