Mes miqve dhe kolegëve, regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti, prezantoi para lexuesit librin e tij më të ri. “Ulliri pema e dhembjes”. Libri që  zbulon dy jetët e Dhimitër Anagnostit, atë të shkrimtarit dhe kineastit është vlerësuar si një kontribut i çmuar për vendin.

Mjeshtri i kinematografisë, Dhimitër Anagnosti, ka sjellë për lexuesin librin "Ulliri, pema e dhimbjes", i cili zbulon dy jetët e Anagnostit, atë të shkrimtarit dhe kineastit.

Në prezantimin e kësaj vepre, kineasti i gjendur mes miqve dhe kolegëve, personalitete të botës së artit, tha se momenti i pagëzimit të një vepre të re artistike është i veçantë.

E emocionuar, bashkëshortja e tij, aktorja e mrekullueshme Roza Anagnosti u shpreh se vepra është kontributi dhe trashëgimia e tyre për vendin.

Libri që përfshin disa tregime dhe një novelë, vjen dy vjet pas botimit të romanit “Koburja nga Europa”.

Por pasionin për shkrimin, Anagnosti e ka treguar herët. “Përrallë nga e kaluara” një prej filmave të njohur nën regjinë e tij, është shkruar nga vetë Anagnosti apo edhe “Plagë të vjetra”, i shkruar në vitin 1968 dhe filmi “Monumenti” i realizuar në vitin 1977 është po me skenar të tij.

/Ora News.tv/