Ulet numri i emigrantëve klandestinë që zbarkojnë në brigjet italiane

Ulet numri i emigrantëve klandestinë që zbarkojnë në

Reduktohet numri i azilkërkuesve që përmes Mesdheut zbarkojnë në brigjet italiane.

Ministria e Brendshme italiane ka publikar të dhënat statistikore për periudhën kohore 1 janar 2018 deri më 20 prill 2018, ku shihet se  numri i emigrantëve që mbërrijnë çdo ditë në brigjet italiane është ulur në mënyrë të ndjeshme. 

Nga fillimi i vitit e deri më sot në territorin italian kanë mbërritur 7551 azilkërkues. 5330 prej tyre janë nisur nga Libia.

Shumica e emigrantëve janë nga Eritrea, Tunizia, Bigeria, Costa D'Avorio, Pakistan etj. Shumica e tyre ka zbarkuar në portet siçiliane të Pozzallo. Messina. Augusta, Lampedusa e Catania.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme për të dhjetin muaj radhazi regjistrohen një reduktim i numrit të klandestinëve që mbërrrijn në në Itali. 

Nga 1 korriku 2017 deri më 20 prill 2018 numri i emigrantëve të regjistruar si azilkërkues është 43 166, ndërsa në krahahim me një vit më parë e në periudhën kohore 1 korrik 2016- 20 prill 2017 numri i tyre ishte 147 942.

Janë regjistruar pra 104 776 emigrantë më pak të zbarkuar në brigjet italiane.

Duke iu referuar të dhënave të departamentit të sigurisë së Ministrisë së Brendshme, fluksi më i lartë i azilkërkuesve të mbërritur në Itali është verifikuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017. 

Vetëm në qershor të këtij viti numri i tyre ishte mbi 13 mijë. 

EMISIONET