Ulen temperaturat, stuhia do të vijojë

Ulen temperaturat, stuhia do të vijojë

Situata e paqëndrueshme e motit do të vijojë të jetë prezente edhe në ditët e ardhshme. Metereologët  flasin për temperatura më të ulëta se më parë, që nuk shkojnë më shumë se 30 gradë celsius, ndërsa theksojnë se stuhitë do të jenë prezentë edhe këtë fundjavë.

Stuhia dhe reshjet e shiut do të na shoqërojnë deri mesin e javës së ardhshme. Metereologët flasin për një situatë të paqëndrueshme të motit, ndërsa theksojnë se e shtuna në mbrëmje do të risjellë sërish erëra të forta dhe një tjetër stuhi.

Adiola Bani: Dita e nesërme deri në pasdite do vijojë me kthjellime, por pasditja në zonat veriore dhe lindore do të sjellë rrebeshe afatshkurtër shiu. Pasditja e së shtunës, orët e vona parashikohet që të jetë me rrebeshe shiu dhe me erë të fortë.

Qytetet më të rrezikuara mbeten ato në zonat bregdetare.

Adiola Bani:  Zona bregdetare do të jetë më e prekur nga kjo stuhi ere. Deri në mesin e javës që vjen do të jemi në kushte të paqëndrueshme, pasi do të kemi edhe prezencë të reshjeve të shiut, herë pas herë edhe erë në zonat bregdetare.

Temperaturat do të qëndrojnë në vlerën 30-31 gradë celsius ndërsa mesi i javës së ardhshme do të sjellë sërish të nxehtin me temperatura deri në 36 gradë celsius.

EMISIONET