Ujku i egër gjerman kthehet pas një shekulli në Belgjikë

Ujku i egër gjerman kthehet pas një shekulli në Belgjikë

Një ujk gjerman, i pajisur nga shkencëtarët me një jakë transmetuese, u gjet në Flanders, pjesën veriore të Belgjikës.

Kafsha e egër u zbulua në janar në këtë zonë për herë të parë në më shumë se një shekull.

"Ujku i parë i egër ka mbërritur në Fiandër," thotë shoqata Landschap, në faqen e saj në Facebook.

"Vendi ynë ishte i vetmi në Evropën kontinentale që nuk ishte vizituar nga një ujk, pasi që kjo specie e gjuajtur gjatë filloi rikolonizimin e kontinentit", shton Landschap.

Ujku i pajisur me një qafore elektronike për të ndjekur saktësisht lëvizjet e tij,  kaloi krishtlindjet në Veri të Holandës, para se të niste një udhëtim në Jug për të kaluar kufirin belg më 2 janar.

"Ditët e fundit, ujku ka qëndruar pranë qytetit Beringen dhe pranë zonës ushtarake Leopoldsburg, dhe kafsha ka udhëtuar 500 kilometra në dhjetë ditë."

I ndjekur nga njeriu, i penguar nga industrializimi dhe urbanizimi, ujku i egër u zhduk gradualisht nga pothuajse në të gjithë Evropën Perëndimore që nga fillimi i shekullit të njëzetë.

Por, ai filloi të shtohej që nga vitet 1990, si në Francë ku qëndroi në pjesën veriore ashtu edhe në Alpet italiane.

Në vitin 2011, kamerat e vendosura në një rrafshnaltë të izoluar në Ardennet belge (në jug) kishin kapur natën imazhe të një kafshe shumë të ngjashme me një ujk dhe të cilat ishin identifikuar si të tillë nga disa specialistë. Por mungesa e gjurmëve të ADN-së apo pamja e re, prania e tij nuk mund të konfirmohej.

Belgjika, dhe madje edhe më shumë Flanders, janë në zemër të një prej rajoneve më të populluara dhe të industrializuara të Evropës.

EMISIONET