Përfaqësuesja e Uellsit është kualifikuar në çerekfinale të ‘Euro 2016’ në dëm të Irlandës së Veriut, të cilën e mposhti me rezultat 1-0. Me një Bale dhe Ramsey jo në formë si ndeshjet e para, Uellsi gjithsesi arriti të merrte një fitore të rëndësishme në "derbin" me Irlandën e Veriut. Rezultati u zhbllokua në minutën e 75-të falë një autogoli. Bale krosoi nga e majta, dhe në përpjekje për ta larguar topin, Gareth McAuley e futi në rrjetin e vet. Në minutat e mbetura, lojtarët e Irlandës së Veriut nuk ia dolën që të shënonin, duke perfunduar ketu eksperiencen ne Kampionati Evropian. Gareth Bale u shpall lojtari me i mire i ndeshjes 607136445_SF_8229_F3C947604B47930D5433CEAD1FD8EB83_3454 607136445_CR_9263_5B612000F0B7BB6124D61C82BF0B4A2C_3454 607136445_SF_7844_6CA00008769ED68A08F567F3A11F27BA_3454 607136445_MH_0431_48055B3D610E72AEE9A6DB94D1C8EE57_3454 607136445_MH_0416_52A30DE7DF3ACCE8F4BFA64DF37634F2_3454 607136445_MH_2717_B66C25930DC6E871252CB902BF95C67D_3454

/Ora News.tv/