Në të gjitha ndeshjet e kësaj jave në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës  do të mbahet 1 minutë heshtje në kujtim të Emiliano Sala, i cili humbi jetën pas aksidentit tragjik me avion duke udhëtuar nga Franca në Uells.

Vendimi është marrë nga UEFA, ku në një njoftim thuhet se kjo do të respektohet nga të gjitha ndeshjet.

"Në emër të UEFA-së, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes dhe më të dashurve të Emiliano Salas për këtë humbje të madh", ishin fjalët e presidentit Aleksandër Ceferin pas bërjes publike të lajmit për vdekjen e Salas.

Avioni i tij u rrëzua në det më 21 janar, teksa sulmuesi 28-vjeçar humbi jetën.

/Ora News.tv/