UEFA me dorë të rëndë, Atletico pa trajner në finalen e Europa League

UEFA me dorë të rëndë, Atletico pa trajner në finalen e

Tonet e ashpra ndaj gjyqtarit kryesor në "Emirates Stadium" i kanë kushtuar pezullim për 4 sfidat e ardhshme në kompeticionet evropiane trajnerit të Atletico Madrid, Diego Simeone.

Komisioni i Disiplinës në UEFA ka vepruar me dorë të hekurt ndaj trajnerit argjentinas për kartonin e kuq që ky i fundit mori në sfidën e parë gjysmëfinale të Europa League.

Një vendim që do bëj se Diego Simeone ta ndjekë nga tribuna edhe finalen e Europa League mes Atleticos së Madridit dhe Olympique Marseille që do të zhvillohet në datën 16 maj në Lyon të Francës.

Simeone deri tani ka shlyer vetëm 1 ndeshje skualifikim dhe është e sigurtë që edhe në finalen ndaj Marseilles, Atletico do të drejtohet në stol nga zëvendësi i tij, German Burgos.

EMISIONET