"Udhëtimi i tyre përfundoi në mënyrë tragjike", Imzot Massafra lutje për viktimat në Genova

"Udhëtimi i tyre përfundoi në mënyrë

Arqipeshkëvi i Shkodres imzot Angelo Massafra drejtoi një lutje të veçantë për viktimat e tragjedisë së Genovas në Itali, ku humbën jetën dhjetra persona, mes të cilëve edhe dy shqiptarë. Udhëtimi i tyre përfundoi në mënyrë tragjike dhe prandaj ne jemi pranë familjeve në këto momente të vështira, tha imzot Massafra, duke shtuar se i ka dërguar edhe një letër ngushëllimi kardinalit të Genovas.

Imzot Massafra: Sot mendoj që do të kemi në këtë meshë një lutje të veçantë për ata që kanë përjetuar një tragjedi në Genova nga autostrada që është rrëzuar. Janë edhe dy shqiptarë mes dy të vdekurve. Zoti i pranoftë dhe familjarërt i ngushëlloj sepse është e dhimbshme. Vetëm besimi në zot dhe solidaritet mund të lirojë njeriun nga dëshpërimi. Unë i kam dërguar një ngushëllim arqipeshkvit të Genovas që është dhe miku im dhe na ka ndihmuar shumë. Lusim që të rimëkëmbet shpejt dhe zoti në na ndihmojë gjithmonë.

Lutjen ai e bëri në kremtimin e meshës së festës së Shën Rrokut, që çdo 16 gusht mbledh me dhjetra besimtarë në zonën e Shirokës. Fillimisht ata kryejnë proçesionin në malin e Taraboshit, ku besimtarët kujtojnë shtegtimin që ky shenjt bëri në këtë zonë, duke qënë mbrojtësi i peshkatarëve që në ujrat e liqenit siguronin jetesën.

Vijnë edhe nga larg, pasi kjo festë përkon me periudhën kur ata kthehen në atdhe për pushime. Emocionet i kanë të mëdha, ndërsa kujtojnë mënyrën se si ndër vite është festuar Shna Rroku.

 “Shen Rroku” është shenjti të cilit i janë kushtuar më shumë kisha e kapela në të gjithë botën. Me vdekjen e prindërve ai shpërndau pasurinë e tij dhe nisi shtegtimin në Romë, ku gjatë rrugës shëroi të sëmurët me murtajë të zezë. Legjenda tregon se ai ka qënë edhe në Shiroke, ndërsa vdekja e tij do të ishte e dhimbshme kur në 1380 vdes i harruar nga te gjithë. Edhe pse tradita e festimit ka ndyshuar, serish “Shen Rroku” eshte simboli i lutjes dhe bashkimit per besimtarët e Shirokës dhe jo vetëm.


EMISIONET