Shqiptarët festojnë Vitin e Ri jashtë, rriten me 30% çmimet e paketave turistike

Shqiptarët festojnë Vitin e Ri jashtë, rriten me 30%

Fluksi i prenotimeve dhe i trendit për të kaluar festat e ndërrimit të viteve jashtë Shqipërisë duket se ka ndikuar si rrallë herë për të rritur çmimet e paketave turistike. Operatorët turistikë thonë se rritja krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka qenë 30% më i lartë. Agjensitë e kanë një sugjerim, prenotim pas datës 3 janar. Ndërkohë këtë vit është vënë re edhe një kërkesë e lartë e të huajve që zgjedhin të kalojnë festat në Shqipëri.

Shqiptarët çdo vit e më shumë po preferojnë ti kalojnë festat e fundvitit jashtë Shqipërisë. Kjo është parë si një arsyet pse çmimet e prenotimeve për të festuar jashtë Shqipërisë janë rritur me 30%.

Xhimi Lama, Anëtar i Shoqatës së Turoperatorëve: Natyrisht çmimet janë pak të fryra gjatë kësaj periudhe, natyrisht kërkesa është më e madhe dhe automatikisht ka një rritje të çmimit me 30%.

Operatorët turistikë thonë se një nga shkaqet e rritjes së çmimeve është kërkesa e lartë e shqiptarëve që preferojnë të udhëtojnë për fundvit.

Por operatorët turistikë kanë një sugjerim, prenotime pas datës 3 janar.

Xhimi Lama, Anëtar i Shoqatës së Turoperatorëve: Çmimet pas datës 3 janar minimumi shkojnë me 30% më lirë, nuk ka flukse turistësh. 

Por sa variojnë paketat e vitit të ri? Një paketë për një natë varion nga 49 euro në Mal të Zi deri në 1500 euro në Dubai.

Besnik Vathi, N/ kryetar i shoqatës së turoperatorëve:  Ka pasur çmime që fillojnë nga 49 euro, që përfshin një natë fjete dhe darkën e vitit të ri dhe cmime që shkojnë deri në 1400 euro drejt Dubait. 

Një trend i ri që është konstatuar vitet e fundit ështe edhe shtimi i interesit nga turistët e huaj për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri.

Dhe të huajt zgjedhin Shqipërinë pasi është më e lirë sesa në vendet e tyre.

Xhimi Lama, Anëtar i Shoqatës së Turoperatorëve: Risi është tregu italian, ka interes që vjen në Shqipëri, për vitet e kaluara ishte tregu lindor. 

Besnik Vathi, N/ kryetar i shoqatës së turoperatorëve:   Ka pasur lëvizje serbësh dhe bullgarësh për të festuar vitin e ri në Shqipëri, kryesisht në hotelet e plazheve. 

Rritja e kërkesave për udhëtime nga shqiptarë ka njohur një trend rritës nga viti në vit dhe preferencat më të mëdha janë për vendet me dëborë ku aplikohet sporti i skisë duke qenë se në Shqipëri edhe pse një vend me klimë të ftohtë në vendet malore ende nuk ka pista profesionale skish.

EMISIONET