Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, deklaroi se nuk do të tërhiqet nga projektligji që lejon ekstradimin në Kinë, pavarësisht nga protesta masive.

Të dielën, qindra dhe mijëra njerëz u mblodhën kundër pasojave  që kritikët thonë se mund t’i lejojë Kinës që të targetojë kundërshtarët politik në këtë territor.

Projektligji kundërthënës i ekstradimit, do të lejonte që kriminelët e dyshuar të mund të dërgoheshin në Kinë për gjykim.

Duke folur me gazetarët të hënën, Lam këmbënguli se ligji ishte i domosdoshëm dhe tha se nuk cënon të drejtat e njeriut.

Media shtetërore kineze tha se "forcat e huaja" ishin pas protestave.

Organizatorët vlerësojnë se një milion njerëz morën pjesë në marshimin e të dielës, por policia foli për 240,000.

Nëse vlerësimi i organizatorëve konfirmohet si i saktë, kjo do të ishte demonstrata më e madhe në Hong Kong qëkur territori iu dorëzua Kinës nga britanikët në vitin 1997.



/Ora News.tv/