U vra nga fisi i izoluar, India anulon planin për tërheqjen e trupit të britanikut

U vra nga fisi i izoluar, India anulon planin për tërheqjen e trupit

Autoritetet indiane kanë vendosur të anulojnë planin për tërheqjen e trupit të një misionari britanik që u vra nga anëtarët e një fisi të izoluar nga bota në ishullin North Sentinel.

Vendimi u mor për të mos shqetësuar banorët e Sentinelesë, raporton BBC.

North Sentinel raportohet se u vra me shigjeta shigjeta më 17 nëntor, pasi vizitoi 'shtëpinë' e tyre në ishull, në arkipelagun e Andamenit dhe Nikobarit në nëntor. Ai shkeli ligjet vendase që ndalonin rreptësisht kontaktin e njerëzve të jashtëm me njerëzit e izoluar.                                                                                                     

Policia indiane raporton se Chau gjeti disa peshkatarë lokalë që ranë dakort ta dërgonin pranë ishullit. Më pas ai mori një varkë për pjesë tjetër të rrugës.

Por disa ditë më vonë peshkatarët, që tani janë arrestuar, raportuan se panë njerëzit e fisit të izoluar që zvarritnin trupin e tij nëpër ishull.

Raportohet se misionari britanik po përpiqej të kthente banorët e fisit në të krishterë.

Trupi i tij është ende në ishull dhe përpjekjet deri tani për ta tërhequr atë kanë qenë të pasuksesshme.

EMISIONET