U vra me bukë në dorë, banorët e Kavajës: Ishte njeri pa konflikte

U vra me bukë në dorë, banorët e Kavajës: Ishte njeri

Banorët e Kavajës thonë se viktima Ramazan Hasanlliu ishte njeri i qetë dhe pa  konflikte.

"Shumë fatkeqësie e rëndë për fëmijët e tij. Shumë njeri i pastër, i ndërgjegjshëm dhe njeri i përsosur në jetën familjare të tij." 

Viktima Ramazan Hasanlliu u qëllua nga plumbat teksa po kthehej në banesën e tij me një qese me bukë në dorë.

Dëshmitarët, por edhe policia thanë se viktima nuk ishte i përfshirë në konflikt, pasi ka qenë kalimtar në vendin e ngjarjes.

Në komunikatë policia sqaroi se autorët e vrasjes janë shtetasit Marjus Alia, tashmë i arrestuar në gjendje të plagosur në spital dhe Denis Alia në kërkim, të dy vëllezër mes tyre.

EMISIONET