U vidhte kuletat plazhistëve në autobus, pranga 42-vjeçarit në Durrës

U vidhte kuletat plazhistëve në autobus, pranga 42-vjeçarit

Policia e Durrësit ka arrestuar një 42-vjeçar, i cili dyshohet se vidhte lekët dhe sende me vlerë të udhëtarëve të autobusit të linjës Durrës-Plazh.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.M., banues në  Durrës,  i dënuar  më  parë  për  veprën  penale të vjedhjes.

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan 200 euro  që ua kishte vjedhur pasagjerëve të linjës.

"Shtetësi i mësipërm, më datë  24.08.2019, në  mbrëmje,  në  lagjen Nr .17/1 Durrës,  në  Urbanin e linjës Durrës - Plazhi dyshohet se i ka vjedhur shtetasit E.B., banues në  Mitrovicë , portofolin ku kishte 200 €,   karta banke, kartë identiteti.Më pas ka tentuar të  largohet, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të Shërbimeve të Policisë është bërë e mundur kapja e tij".

Nga hetimet e kryera  rezulton  dhe është dokumentuar  se shtetasi i arrestuar  gjatë  dy muajve të fundit ka realizuar disa vjedhje portofolash të udhëtarëve të ndryshëm  te cilet udhetonin me urbanin e linjës  Durrës -Plazh dhe anasjelltas,  konkretisht:

• Më datë 07.06.2019 dyshohet se në urban, në xhep i ka vjedhur portofolin shtetasit E.D., ku kishte vlera monetare dhe dokumenta.

• Më datë 03.08.2019 dyshohet se në urban i ka vjedhur shtetases I.H., portofolin dhe telefonin celular.

• Më datë 15.08.2019, dyshohet se në urban i ka vjedhur shtetasit A.D.,  portofolin ku kishte vlera monetare dhe dokumenta.

Në  cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan edhe karta e bankës dhe karta e identitetit të shtetasit nga Mitrovica.

Materialet i kaluan Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për  veprën  penale" Vjedhja".

EMISIONET