U shpall kampion i Evropës, Bashkia e Cërrikut i jep titullin "Nderi i Qytetit" Briken Caljës

U shpall kampion i Evropës, Bashkia e Cërrikut i jep titullin

Briken Calja është pritur si Hero në qytetin e Cërrikut, ku u rikthye si kampion Europe në peshëngritje me tre medalje të arta. Para mbështetësve, ai tha se triumfi i tij është frut i punës dhe sakrificës, duke garantuar se është i pastër nga dopingu, që ka njollosur peshëngritjen shqiptare.

Qindra qytetarë kishin dalë për ta përshëndetur në rrugë e sheshe.

Briken Calja u prit si hero në Cërrik, ku u rikthye si kampioni më i ri i europës në Peshëngritje.

Shtangisti nga Shtërmeni fitoi tre medalje të arta,duke u shpallur, kampion i trefishtë kontinental dhe rezultat historik për vendin tonë.

Bashkëqytetarëve dhe simpatizantëve i garantoi se nuk do t'ua ngrijë festën, duke i garantuar për pastërti nga dopingu, që ka njollosur peshëngritjen shqiptare.

Me rezultatin e Bukureshtit, Calja siguroi një vend në historinë e peshëngritjes shqiptare, dhe tashmë është heroi jo vetëm i një zone të njohur për lidhjen e sportin e rëndë e të vështirë të peshwngritjes.

Dhe për këtë u nderua me titullin Nderi i Qytetit, nga kryetari i Bashkisë së Cërrikut.

EMISIONET