Një klient ka fituar 7.5 milionë dollarë pasi është plagosur ndërsa po merrte një shalqi në një supermarket.

Këmba e Henry Walker ngeci në një arkë të drunjtë kur po tentonte të merrte frutin. Ngjarja ka ndodhur që në korrik të vitit 2015, ndërsa cështja e tij është shqyrtuar në gjykatën e qytetit Phenix.

Sipas BBC, Walker fitoi 2.5 milionë dollarë dëmshpërblim dhe 5 milionë dollarë nga dëmtimet ndëshkuese.

Por zbulimet tregojnë se incidenti ka ndodhur për shkak të papërgjegjshmërisë së tij sepse këto arka vazhdojnë të përdoren në supermarketet Walmart.

/oranews.tv/

/Ora News.tv/