Angelina Jolie është një nga njerëzit më të famshëm dhe konsiderohet femra më e bukur në botë.

Ndoshta disa njerëz do të ishin të gatshëm që të hiqnin dorë nga disa vite të jetës së tyre për tu dukur si aktorja.

Por për yllin e Hollywood, plakja nuk është asgjë për tu shqetësuar.

Duke folur për InStyle , 42 vjeçarja ofroi disa mendime frymëzuese: "Kur shihem në paqyrë vë re se dukem si nëna ime dhe kjo më bën të ndihem mirë. Unë gjithashtu e shoh veten duke u plakur dhe më pëlqej sepse kjo do të thotë që unë jam gjallë, jam duke jetuar dhe duke u rritur."

Por ju mund të thoni se plakja nuk ka rëndësi për të, pasi në fund të fundit ajo duket si 'Angelina Jolie', një femër shumë e bukur.

Por kjo nuk ka fare interes për aktoren, e cila ka vënë në dukej se i pranon të metat e saj, por pamja nuk është rëndësishme për të.

"Unë i shoh të metat e mia. Por ajo çfarë unë nuk shoh është struktura apo pamja ime e jashtme. Unë shoh familjen time në fytyrë. Unë shoh moshën."

Angelina përkufion bukurinë nga mënyra sesi dikush se si dikush zgjedh të veçojë veten nga të tjerët.

"Njerëzit që unë i shoh të bukur, janë atë që nuk përkulen ndaj mendimit të dikujt tjetër për atë që është e përshtatshme apo e bukur. Unë kam qenë gjithmonë tërhequr nga njerëzit që janë unike, të ndryshëm dhe që janë vetvetja. Ndihem keq kur shoh njerëz që nuk mund të jetojë me trupin e tij dhe që nuk ndjehen rehat me veten. Ka shumë gjëra në shoqëri që i bëjnë njerëzit të ndihen në këtë mënyrë."

/Ora News.tv/