Pazaret në futboll këtë fund sezoni pritet të jenë të shumta.

Një prej tyre ka ndodhur dhe në ndeshjen e kampionatit kosovarë të futbollit Llapi-Drita, që sipas mediave kosovare ka qënë e trukuar. Kjo ka bërë që në tribunë tifozë të vendasve të reagonin ashpër në tribunë, pasi ashtu sikur paralajmërohej ekipi i tyre po humbte.

Kur po zhvillohej minuta e 73 dhe Llapi po humbiste me rezultatin 1- 3 kundër Dritës, tifozëve iu sos durimi duke reaguar ashpër me sende të forta në fushë dhe thirrje:

“E shitët, e shitët, dilni jashtë, largohuni nga fusha”.

Duke parë situatën që po dilte jashtë kontrrollit arbitri kryesorë Genc Nuza ndërpreu ndeshjen për herë të dytë.

Sa për kronikë, Drita fitoi me shifrat 3-1, duke dërguar në +3 pikë distancën me ndjekësit e Prishtinës.

/Ora News.tv/