U ndalua nga tre burra në protestë, transgjinorja rrëfen momentin

U ndalua nga tre burra në protestë, transgjinorja rrëfen momentin

Një grua transgjinore foli pasi u bë virale një video e sulmit të saj pranë një proteste në Parisin qendror kundër presidentit të Algjerisë.

Julia ka përshkruar se si u ndje kur ishte në shënjestrën e tre burrave në Place de la République.

"Ti je një burrë, nuk do shkosh askund, nuk do të kalosh", i thanë asaj pasi u shty dhe u përplas kur u përpoq të kalonte përmes turmës.

Prokurorët kanë hapur një hetim mbi sulmin.

Në një intervistë për televizionin francez, Julia tha se kurrë nuk kishte përjetuar ndonjë gjë si ajo.

"Dhuna ndaj këtij komuniteti transgjinor po shtohet çdo ditë. Por disa njerëz nuk do kanë forcën që kam unë dhe do të shkatërrohen nga këto sulme", tha ajo.

EMISIONET