U ndalua me tableta të "panjohura", arrestohen pas dy muajsh 29 vjeçari

U ndalua me tableta të "panjohura", arrestohen pas dy muajsh 29

Një 29 vjeçar banues në Dhërmi të Vlorës u arrestua nga policia, i shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike.

Në pranga përfundoi Klevis Bejko, pasi Gjykata e Apelit në Vlorës më datë 21 nëntor 2018, ka vendosur masën e sigurimit personal "Arrest me burg" për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Më datë 05 shtator të këtij viti, "në Dhërmi nga kontrolli personal që shërbimet i kanë ushtruar këtij shtetasi, i kanë konstatuar 19 tableta të panjohura në atë kohë por pas kryerjes së aktit të ekspertimit kanë rezultuar se janë lëndë narkotike - droga të forta në fushën e familjes së ekstazisë".

EMISIONET