U nda nga Gigi Hadid, Zayn Malik fshin të gjitha postimet në Instagram

Zayn Malik ka fshirë në mënyrë misterioze të gjitha postimet e tij të Instagram.

Ish ylli i One Direction që ka 27.7 milionë ndjekës në Instagram u 'lirua' nga të gjitha postimet të shtunën. Duke mos dhënë asnjë arsye, kënëgtari ka vendosur të mbajë llogarinë aktive pavarëisht se nuk ka përmbajtje brenda.

Zayn, i cili u nda vetëm pak javë më parë nga e dashura e tij Gigi Hadid, ka bërë postimin e parë vetëm para pak orësh duke lajmëruar publikimin e një kënge të re më 12 prill.

Së fundmi, 25-vjeçari ka bërë ndryshime drastike edhe në look. Ai ka lyer flokët ngjyrë jeshile, ka bërë një tatuazh të ri në qafë. Nuk dihet nëse veprimet e tij kanë të bëjnë me ndarjen nga supermodelja.

EMISIONET