U nda nga Ariana Grande, Pete Davidson thirrje për ndihmë: Nuk dua të jetoj më

U nda nga Ariana Grande, Pete Davidson thirrje për ndihmë: Nuk dua

Ish i fejuari i Ariana Grandes, Pete Davidson nuk është mirë nga gjendja emocionale.

Komediani ka postuar një mesazh alarmues në rrjetet sociale.

Postimi i tij dukej si një shënim vetëvrasje.

"Unë me të vërtetë nuk dua të jetoj më në këtë tokë,"-shkruajti 25-vjeçari, pak minuta para se të mbyllte llogarinë e tij në Instagram. "Po bëj çmos për të qëndruar këtu me ju, por në fakt nuk e di sesa mund të zgjasë. Gjithçka që jam munduar të bëj është të ndihmoj njerëzit. Thjesht kujtojeni që ua kam thënë."

Aktori i nda nga Grande në muajin tetor pas 5 muajsh fejesë.

Pete ka folur hapur për problemet e tij të shëndetit mendor dhe për diagnozën e çrregullimit të personalitetit në mediat sociale dhe në intervista.

Në fillim të këtij muaji Davidson u shpreh në Instagram se prej 9 muajsh është sulmuar e ngacmuar nga njerëzit në internet dhe në publik.

EMISIONET