U mashtrua se kishte fituar para, në të vërtetë humbet mbi 5 mijë dollarë

U mashtrua se kishte fituar para, në të vërtetë humbet mbi 5

Ju mund të mendoni se në vitin 2018 është e rrallë që një i rritur të mashtrohet nga telefoni. Por, ky rast është tërësisht ndryshe.

Një grua ruse u mashtrua nga një burrë në Emiratet e Bashkuara Arabe që i tha se kishte fituar 54.447 dollarë nga kompania telefonike.

Në shtator të 2017, ajo mori mesazhin dhe telefonatën nga dikush që i tha se ka punuar për këtë kompani. Ai i shpjegoi se numri i saj i telefonit ishte i përzgjedhuri për të marrë paratë, por duket të paguante 5.717 dollarë para se të merrtë atë që kishte fituar.

Gruaja bëri transferim të menjëhershëm dhe më pas kuptoi se ishte viktimë e një mashtrimi në telefon.

 Rusja njoftoi policinë duke i sqaruar të gjithë ngjarjen. Oficerët arrestuan 26-vjeçarin pakistanez që po përpiqej të merrte paratë në një këmbim valutor duke përdorur kartën e identitetit të dikujt tjetër.

Dënimi i tij do të jepet nga gjykata me 23 tetor.

EMISIONET