Lazio ka humbur qendërmbrojtësin Stefan de Vrij, i cili iu bashkua Interit, por drejtori sportiv Igli Tare po mendon që ta zëvendësojë atë menjëherë.

Ëndrra e tij është Alessio Romagnoli i Milanit, i cili ndiqet nga Juventusi, por edhe Reali, Chelsea e klube të tjera, raporton "Tuttosport".

Gjithsesi, Tare do të kërkojë që përveç një oferte të rëndësishme për Milanin dhe sidomos për lojtarin, do të kërkojë që te vetë Romagnoli të ndikojë edhe ideja e të qenit një tifoz i deklaruar i Lazios dhe pse jo, duke i premtuar edhe shiritin e kapitenit në të ardhmen.

Gjithsesi nëse nuk arrihet tek Romganoli, drejtori sportiv i Lazios ka një tjetër objektiv. Bëhet fjalë për nënshkrimin me qendërmbrojtësin e Monaco-s, Kamil Glik, i cili është një target më i lehtë se Romagnoli.

/Ora News.tv/