U largua nga fusha i dëmtuar, video e Ronaldo-s bën "bujë" në media

Dëmtimi i Cristiano Ronaldo-s ka nisur të bëj "bujë" në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

Portugezi u lëndua në fitoren 7-1 ndaj Deportivo La Corunas teksa po shënonte golin e dytë.

Lojtari kundërshtarë në tentim për t’ia larguar topin goditi kokën e Cristiano-s duke i shkaktuar dhe një qarje të vogël afër vetullës portugezit.

Ronaldo u mjekua menjëherë iu ndal gjakderdhja, për këtë ai u sigurua duke shikuar vetën në telefon gjatë daljes nga fusha.

Por, sikur mos të mjaftonte kjo, ai vazhdoi ta bëjë histori këtë lëndim të vogël edhe në zhveshtoren e Los Blancos në Santiago Bernabeu. Pamjet më pas u transmetuan në Real Madrid TV.

Pas ndeshjes Zinedine Zidane ka zbuluar se lojtari ka marrë dy-tre qepje dhe është gati për stërvitje dhe ndeshjet e radhës.

Lëndimet e tilla janë normale në futboll dhe shpesh herë kalojnë pa u komentuar, por kjo nuk vlen te rasti i CR7.

EMISIONET