U kujdes për këlyshin e ngordhur, balena heq dorë pas 17 ditësh

U kujdes për këlyshin e ngordhur, balena heq dorë pas 17

Një balenë ka hequr dorë nga i vogli i saj o ngordhur pas 17 ditësh.

Gjatë kësaj periudhe balena ka udhëtuar me këlyshin e ngordhur për 1.600 km.

"Turneu i saj i pikëllimit ka mbaruar dhe sjellja e saj është jashtëzakonisht e frikshme,"- tha Qendra për Hulumtimin e Balenave në Kanada.

Balenat njihen për mbajtjen e këlyshëve të ngordhur për një javë, por shkencëtarët besojnë se kjo nënë ka "vendos një rekord".

Nëna balenë, e njohur si J35, ka tërhequr vëmendjen e botës në ditët e fundit.

"Imazhet dixhitale teleobjektive të marra nga bregu tregojnë se kjo balenë është në gjendje të mirë fizike,"- tha CWR në një deklaratë të shtunën. "Trupi i të voglit të saj duhet të jetë zhytur në ujrat detare të Salish Sea dhe studiuesit nuk mund të kenë një shans për ta ekzaminuar atë."

Balena nënë u pa për herë të parë duke mbajtur këlyshin e saj të ngordhur më 24 korrik, jashtë bregut të Ishullit të Vancouverit.

EMISIONET