U kthye në skenë pas 2 vitesh, vdes këngëtarja

U kthye në skenë pas 2 vitesh, vdes këngëtarja

Disa ditë pasi dha performacën e saj të parë pas dy vitesh, këngëtarja belge Maurane ka vdekur në moshën 57-vjeçare.

Maurane u gjet i vdekur në shtëpinë e saj në Schaerbeek, Bruksel, mbrëmjen e së hënës. Shkaku i vdekjes ende nuk dihet por nuk shihet si i dyshimtë.

Ajo në vitin 2016 u detyrua që të ndalonte karrierën e saj për shkak të problemeve me kordat e zërit.

Këngëtarja u kthye në skenë në Bruksel këtë fundjavë duke marrë pjesë në një koncert në nder të Jacques Brel, një prej këngëtarëve më të famshëm të Belgjikës. Ajo ishte duke u përgatitur për të realizuar një turne muzikor në pranverën e vitit 2019.

Vetëm 24 orë para vdekjes së saj Maurane kishte dhënë një intervistë duke folur për një lloj "rilindjeje": "Unë besoja me të vërtetë, për pothuajse një vit, që nuk do të këndoja kurrë më."

Kthimi i saj në skenë në një duet me artistin e ri belg Typh Barroë është vlerësua shumë.

EMISIONET