Shqipëria njihet si vendi ku nuk mund t'i shmangesh shikimeve të të tjerëve. Këtë e konfirmoi edhe avokati Spartak Ngjela ndërsa tregonte historinë e një studenteje në Milano.

I ftuar në emisionin "Why Not" në RTV Ora, Ngjela shpjegoi se ekzistojnë disa femra që e pëlqejnë vëmendjen që marrin në Shqipëri, madje nuk rrinë dot pa të.

Spartak Ngjela: U sëmur dhe shkoi në Milano tek vëllai. Shkuam bashkë se kishim të njëjtat bileta. Mendova se do rrinte nja 10-15 ditë. Ajo u kthye për 5 ditë. Bëri analizat që kishte për të bërë dhe u kthye. Moj ti i thashë, si u ktheve. Ishte viti i parë në Universitet. "Nuk të shikonte njeri me sy", tha. Zakonisht, këto e mësojnë këtë lloj prekje. Por të huajat që vijnë këtu, tmerrohen.

/Ora News.tv/