Policia Kufitare e Kakavijës ka vënë në pranga një grua, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasja L.S. 45 vjeçe, banuese në Fier.

Sekuestrimi - Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, nga punonjësit e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore, në bagazhet e këtij mjeti, u gjet e fshehur një armë zjarri e llojit Glock, kalibri 9 mm, me gjithsej 9 fishekë.

Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Postës së Policisë Dropull, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetases  L.S.,  për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

/Ora News.tv/