Një burrë nga Dallasi është dënuar me tetë vjet burg pasi u gjet me një pushkë pjesërisht të printuar 3D dhe një listë sulmesh për ligjvënësit amerikanë.

Eric McGinnis ishte i ndaluar të posedonte armë zjarri për dy vjet pasi ai sulmoi të dashurën e tij në 2015.

McGinnis u përpoq të blinte një armë në 2016, por nuk ia doli. Në vend të kësaj, ai bleu pjesë armësh dhe një printer 3D për të krijuar armën e tij.

Ai u arrestua në vitin 2017, pasi policia dëgjoi të shtëna të zjarrit në pyll.

Kur policia urdhëroi që të dorëzohej, McGinnis u përpoq të thoshte se ai ishte anëtar i CIA-s.

/Ora News.tv/