Justin Bieber duket se po përpiqet të qetësoje gjendjen e tij shpirtërore në Bahamas.

Këngëtari publikoi një foto me pamje nga oqeani gjatë pushimeve në vendin turistik.

25-vjeçari gëzoi një moment të qetë vetëm disa ditë pasi fansat thanë se Justin kishte kërkuar në internet për të gjetur fotot e ish të dashurës së tij, Selena Gomez.

Justin shihet në breg të oqeanit i veshur me një bluze ku shkruhet në anën e pasme 'frikë nga Zoti'.

Fansat vunë re se Bieber po kërkonte në internet Gomez, pasi performanca e saj në Coachella u shfaq në historinë e tij të kërkimit në Instagram gjatë kësaj jave. Por Justin tha: "Kjo ndodhi pasi unë dhe bashkëshortja ime po shikonim performancën time në Coachella. Dhe e Selenës u vendos automatikisht pas mbaroi video ime. Nuk kam asgjë për të fshehur. Nuk e dija që ajo ndodhej aty dhe nuk më intereson."

Por pas kësaj reagoi edhe Hailey Bieber. Modelja shkroi: "Do dëshiroja që njerëzit ta njihnin zemrën time. Do dëshiroja të mos ishin kaq mizore në mediat sociale. Njerëzit janë të tmerrshëm me ju dhe më pas pyesin pse mbrohesh."

/Ora News.tv/