U godit nga një lopë, burri humb syrin

Një burrë nga India humbi shikimin në njërin nga sytë pasi lopa e goditi në fytyrë me brirë.

24-vjeçari shkoi në spital pas incidentit ku mjekët u përpoqën që të vendosnin syrin në pozicionin normal pasi kishte dalë nga vendi.

Kirurgët në New Delhi arritën vetëm të rivendosin sërish syrin në zgavrën orbitale, por nuk mundën ti kthenin shikimin.

Nuk dihet se kur e humbi shikimin, pavarësisht se i tha mjekëve: "E humba syrin në aksident". Ndër të tjera, doktorët nuk zbuluan detaje të tjera për sulmin, por dihet se lopët godasin këdo kur ndihen të kërcënuar.

EMISIONET