U gjet i masakruar me thikë në Londër, një tjetër në pranga për vrasjen e shqiptarit

U gjet i masakruar me thikë në Londër, një tjetër

Një burrë u arrestua pasi një shtetas shqiptar u gjet i therur për vdekje me thikë jashtë stacionit Tube të Turnpike Lane në veri të Londrës.

Policia u thirr në Green Lane në orën 21:50 më 9 qershor dhe gjeti 35 vjeçarin Edmond Jonuzi me lëndime të rënda. Ai vdiq në vendin e ngjarjes.

Një burrë 20-vjeçar po mbahet si i dyshuar për vrasjen, tha Policia Met, cituar nga BBC, ndërsa më herët është arrestuar edhe një 19 vjeçar.

Tre të tjerë janë nën verifikime si pjesë e hetimit.

Një ekzaminim pas vdekjes zbuloi se plagët e shkaktuara nga goditjet me thikë i shkaktuan humbjen e jetës.

Natën e të shtunës së 9 qershorit, pati një grindje midis dy grupeve meshkujsh në zonë dhe më pas, Edmondi u godit disa herë me thikë.

EMISIONET