Ekskluzive në Ora News: Policia shoqëron Florenc Hoxhën pasi u fotografua në protestë

Në orët e mbrëmjes, dhjetëra persona në Tiranë dhe rrethe janë shoqëruar nga policia për aktet e dhunshme në protestën e sotme të opozitës në sheshin para Kryeministrisë.

Uniformat blu mësohet se kanë ushtruar kontrolle në banesa pasi grupi i ekspertëve të hetimit ka vëzhduar pamjet filmike të realizuara në protestë.

Mes të shoqëruarve është dhe  ish-drejtori i policisë bashkiake në kohën e Bashës si Kryebashkiak i Tiranës, Florenc Hoxha.

Ora News ka siguruar videon e momentit të shoqërimit.

Mësohet se Florenc Hoxha po hetohet lidhur me protestën e sotme të opozitës para Kryeministrisë.

Ai është fotografuar nga shërbimet e policisë në protestë dhe Policia e Prokuroria po verifikojnë rolin e Hoxhës në incidentet e ndodhura.

 Lexo edhe: Protesta 5 orë para kryeministrisë, gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve 


EMISIONET