U fol se ishte në sherr me Elvana Gjatën, Orinda Huta i jep fund spekulimeve!

Këngëtaret e njohura shqiptare, Elvana Gjata dhe Orinda Huta u përfolën në faqet rozë se i kanë dhënë fund miqësisë.

Ka disa vite që ato nuk shihen në praninë e njëra-tjetrës, por Orinda hodhi poshtë të gjitha këto spekulime që lidhen me prishjen e miqësisë për shkak të Flor Mumajesit.

Me anë të një postimi në Instastory ajo tregoi se vazhdojnë të jenë mikeshë, ndonëse nuk janë parë në ndonjë dalje publike së bashku.

Dihet se Orinda Huta ka disa kohë që është larguar nga muzika, por ka premtuar se shumë shpejt do kthehet me një projekt të ri muzikor. Ndërkohë Elvana po gëzon suksesin e albumit shqiptar 3P dhe suksesit ndërkombëtar me reperin Ty Dolla Sign për këngën "Off Guard".

EMISIONET