Këngëtari i njohur Erik Lloshi është fejuar në mënyrë të papritur duke befasuar fansat e tij.

Ai e bëri të ditur lajmin me anë të një postimi në Instagram por pa zbuluar identitetin e vajzës që i rrëmbeu zemrën vetëm në 6 muaj.

Erik tashmë ka publikuar një foto të së fejuarës së tij dhe ajo duke mjaft simpatike.

E fejuara e tij nuk është shqiptare dhe quhet Romina Sablic. Vajza që bëri Erikun të merrte vendimin më të rëndësishëm të tij mendohet se është kroate, mesa kuptohet nga gjuha që shkruan në Instagram

/Ora News.tv/