Justin Bieber po përgatitet të martohet me Hailey Baldwin.

Por ylli kanadez duhet të bëjë disa ndryshime përpara se të shkojë drejt altarit pasi mban ende në krah tatuazhin e ish të dashurës së tij Selena Gomez.

Imazhi i Selenës që është realizuar në vitin 2012, është përpara dhe në qendër të krahut të majtë të këngëtarit, aty ku Hailey do i vendosë Justin unazën e martesës.

Dhe Justin ka pranuar në të kaluarën se ai është përpjekur të fshijë ngjashmërinë e saj nga trupi i tij.

"Kjo është ish-e dashura ime kështu që unë u përpoqa ta mbuloja fytyrën me disa hije, por njerëzit ende e dinë,"- shpjegoi Justin në Billboard më 2016.

Justin dhe Selena filluan një marrëdhënie ndarje dhe ribashkime në vitin 2011, përpara se ti jepnin fund në mars të këtij viti, pas një përpjekjeje të fundit për të qenë bashkë.

/Ora News.tv/