U dënua me vdekje se vrau burrin përdhunues, gjykata shpëton 19-vjeçaren

Një gjykatë e apelit ka rrëzuar dënimin me vdekje të një 19-vjeçareje që vrau bashkëshortin e saj që e përdhunonte.

Noura Hussein nga Sudan u dënua me 5 vite burg, tha avokatja Abdelaha Mohamad.

Nëna e 19-vjeçares, Zainab Ahmed, tha për BBC se ishte e lumtur që jeta e vajzës së saj ishte kursyer.

Yjet e famshëm ndërkombëtarë mbështetën një fushatë online #JusticeforNoura, për lirimin e adoleshentes.

Muajin e kaluar një gjykatë e dënoi me vdekje dhe forma e ekzekutimit ishte varja, për vrasje me paramendim të bashkëshortit të saj  Abdulrahman Mohamed Hammad.

Hussein dëshmoi se Hammad e përdhunoi ndërsa kushërinjtë e tij e mbanin, që të mos largohej.

Kur dyshoi se burri do ta përdhunonte përsëri ditën tjetër, ajo e gjuajti me thikë dhe e goditi për vdekje.

Hussein u detyrua që të martohej në moshën 16 vjeçare dhe burri i saj, të cilin e kishte njëkohësisht edhe kushëriri, ishte 16 vite më i madh.

Sipas një raporti të vitit 2017 nga fondi UNICEF, një e treta e vajzave sudaneze janë martuar para se të mbushin 18 vjeç.

EMISIONET