Dëmtimi i pësuar në finalen e Europa League përballë Atletico Madrid mund t'i kushtoj shtrejtë mesfushorit Dimitri Payet që rrëzikon pjesëmarrjen në Kupën e Botës, Rusi 2018.

Futbollisti francez luajti vetëm 32 minuta në humbjen 3-0 që skuadra e tij, Marseille pësoi ndaj spanjollëve të Atletico-s.

Megjithatë, do të jenë rezonancat magnetike ato që do të përcaktojnë përfundimisht shkallën e dëmtimit dhe kohëzgjatjen që i duhet Payet për t'u riaftësuar, por gjasat janë të pakta që 31 vjeçari të jetë i pranishëm në Rusi.

/Ora News.tv/