Mesfushori i kombëtares shqiptare, Amir Abrashi luajti vetëm 30 minuta këtë fundjavë përballë Hertha Berlin, duke e lënë fushën e lojës duke çaluar, për shkak të një dëmtimi në gju.

Nga kontrollet e stafit mjekësor të skuadrës gjermane Freiburg, thuhet se Abrashi ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gjurin e djathtë, kështu që mesfushori do t’i duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

Ai është kthyer në një pikë kyçe për formacionin e Freiburg-ut, dhe rikthimi i tij, pas këtij dëmtimi duket të jetë i largët. Pas këtij dëmtimi, 27 vjeçari do të humbas dhe grumbullimin me kombëtaren shqiptare si dhe testin miqësor që kuqezijtë do të zhvillojnë përballë Norvegjisë.



/Ora News.tv/