U dëbua në Shqipëri, Amarilda prek zemrat e francezëve: Përndiqem nga mafia

U dëbua në Shqipëri, Amarilda prek zemrat e francezëve:

Amarilda Mitaj dhe familja e saj u dëbuan nga Franca. Por kjo ka zemëruar banorët lokalë.

Ata janë ngritur në protestë për të ndalur dëbimin në Shqipëri të familjes shqiptare.

Të hënën në mëngjes, përpara shkollës Arago High School, një mësues lexoi një letër të 16-vjeçares, e cila mori lajmin për dëbim më 25 tetor.

Mësuesi shpjegoi pse Amarilda, e cila zotëron 5 gjuhë të huaja, duke përfshirë arabitshen, nuk do të jetë në gjendje të kthehet në shkollë.

Pasi iu refuzua kërkesa e azilit ajo u dëbua së Shqipëri së bashku me prindërit dhe vëllain 10 vjeçar.

"Sot kemi në klasë një karrige bosh, jo sepse studentja është e sëmurë por sepse familja e saj është dëbuar,"-tha mësuesi.

Në letrën, që Amarilda ia dërgoi përmes WhatsApp, rrëfeu mbi problemet që do përballet kur të kthehet në Shqipëri.

Familja e saj vendosi të largohej nga atdheu për shkak se babai i Amarildës kishte qenë në shënjestër e mafies. Mafia kishte tentuar ta vriste. Shkak ishte bërë fakti se ai kishte ndërhyrë për të mbrojtur vajzën e tij pasi mafia e përndiqte.

Amarilda shpjegoi se që nga kthimi në Shqipëri, është detyruar të qëndrojë e mbyllur: "Nuk mund të dal me frikën se personi që u përpoq të më rrëmbejë mund të përsërisë aktin e tij dhe të vrasë babin tim. Dua të kthehem në Francë sepse aty ndihem e mbrojtur."

EMISIONET