U asfiksuan në shkollë, prokuroria e Dibrës nis hetimet

U asfiksuan në shkollë, prokuroria e Dibrës nis hetimet

Prokuroria e Dibrës ka nisur një hetim për ngjarjen e regjistruar të premten në gjimnazin e Shupenzës në Bulqizë, ku rreth 100 nxënës shfaqën probleme shëndetësore pas vënies në punë për hëre të parë të kaldajës.

Policia e Dibrës në njoftimin për ngjarjen theksonte se kaldaja që punon me pelet ishte vënë në punë në një kohë që oxhakët e pastrimit ishin të bllokuar!

Kryebashkiaku i Bulqizës, Melaim Damzi nga ana tjetër deklaroi se kaldaja që punon me palet ishte testuar para se të vihej në punë.

 Prokuroria e Dibrës në këtë situatë pritet të hedhe dritë mbi shkaqet e ngjarjes.

Nësë bëhet fjalë për dështim të sistemit të kaldajës apo thjeshtë bllokim të oxhakut.   

Ndërkohë ditën e sotme, pranë shkollës u bë një tjetër test i kaldajës që sipas burimeve rezultoi me sukses. 

zyrtarët lokale thonë se shkolla do të jetë gati për të rinisur procesin mësimor të hënën, por për këtë pritet një vendim i Ministrisë së Arsimit që një ditë më parë pezulloi mësimin atje.
 

Ndërkohë në spitalin e Bulqizës ndodhet ende vetëm një nxënësë që po merr trajtim mjekësor. të gjithë të tjetër janë rikthyer në banesa.

 60 nxënës pësuan asfiksi, me dhimbje kokë, këputje e të vjella pasi vënia në punë e kaldajës së re dhe bllokimi i oxhaqeve mbushën klasat me tym dhe gazra.

 

34 nxënës morën ndihmë Mjekësore në Spitalin e Bulqizës dhe 25 në Peshkopi 


EMISIONET