U arrestua për vjedhje, fierakut i gjenden në banesë armë e municion luftarak

U arrestua për vjedhje, fierakut i gjenden në banesë armë e

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi ka vjedhur materiale në një kantier ndërtimi.

Por gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Marjus Zogës policia ka gjetur armë zjarri dhe municion luftarak.

Një armë zjarri automatik model 56 dhe një krëhër automatiku me 17 copë fishekë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Marjus Zoga, banues në Roskovec, dyshohet se ka vjedhur në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur "Jagodinë", një saldatriçe, 2 bombula gazi dhe një sasie nafte.

"Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur "Jagodinë" Roskovec, në kantierën Nr.185, nga rojet e një Shoqërie Private të Sigurimit Fizik, është konstatuar vjedhja e një saldatriçe, 2 bombula gazi dhe një sasie nafte.

Nga hetimet e kryera, rezulton se shtetasi Marjus Zoga është autori i dyshuar i kësaj vjedhje,"-raportoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vjedhje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" parashikuar nga Nenet 134 dhe 278 të Kodit Penal.

/Foto arkive

EMISIONET