U arrestua për vandalizëm, McGregor shkon i prangosur drejt gjykatës

Boksierit të MMA-së, Conor McGregor, pritet ti komunikohen akuzat pasi sulmoi me mjete të forta një autobus që transportonte rivalët e tij, sportistët që duelojnë për UFC 223.

Fotot e tij ku shihet i prangosur teksa del nga stacioni policor dhe i drejtohet gjykatës bënë xhiron e botës, ndërsa McGregor akuzohet për dhunë dhe sjellje të pahijshme nga policia.

Luftëtari irlandez, ylli i arteve marciale mikse, u vetëdorëzua mëngjesin e sotëm në stacionin policor 78 të Brooklinit.

EMISIONET