U arrestua për seks me të miturën nga Kruja, djali e mohon dhe tregon arsyen e fortë

U arrestua për seks me të miturën nga Kruja, djali e mohon dhe

Gjykata e Durrësit ka vendosur të mbajë në burg deri në daljen e rezultateve të ekzaminimeve mjekësore, Alfred Tereziun, 32 vjeçarin nga Tirana të akuzuar për marrëdhënie seksuale me një mitura

Ai u vu në pranga më datë 20 nëntor, pas denoncimit të një 13 vjeçareje nga Kruja me inicialet D. P e cila pretendon se Tereziu e kishte marrë me forcë dhe më pas e kishte abuzuar me të në një nga hotelet në rrugën Fushë Krujë- Tiranë.

Por 32 vjeçari nga Tirana treguar një tjetër variant të historisë në seancën me dyer të mbyllura për rivlerësimin e masës së sigurisë të mbajtur këtë të mërkurë në (22 nentor) Gjykatën e Durrësit

Tereziu ka mohuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën dhe këtë e ka argumentuar me faktin që sipas tij 13 vjecarja ishte me cikël menstrual

 “Me ngriti dorën në rrugë dhe me kërkoi ta percillja me makine pasi po binte shi. E mora në makinë. Më pas shkuam në një hotel, por nuk ndodhi asgjë pasi vajza ishte me cikël menstrual”

Në këtë situatë, në pritje të ekzaminimeve mjekësore të 13 vjecares, gjykata e Durrësit vendosi të lërë në burg pa afat të riun nga Tirana

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së premtes së javës së shkuar (17 nentor). Vajza ishte duke u kthyer nga shkolla për në shtepi po nuk përfundoi në destinacion. Pasi pikasën mungesën e 13-vjecares, familja bëri kallëzim pranë policisë, e cila nisi kërkimet dhe pas dy ditësh vunë në pranga 32-vjecarin.

Prokuroria e akuzon atë për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me te mitur“parashikuar në nenin 100 të Kodit Penal.

EMISIONET