U akuzua për pedofili, publikohet për herë të parë video e marrjes në pyetje të Michael Jackson

U akuzua për pedofili, publikohet për herë të parë

Një video e Michael Jackson ndërsa po merrej në pyetje rreth akuzave për pedofili është bërë virale.

Video u bë publike si pjesë e një dokumentari të ri rreth ikonës që popit.

Ai është akuzuar se abuzoi seksualisht me fëmijë të moshave 7 deri në 11 vjeç, akuza që i ka hedhur poshtë gjithmonë dhe në vitin 2005 u shpall i pafajshëm.

Video e marrjes në pyetje gati 10 minuta regjistruar në mars 1994, tregon Xhekson duke iu përgjigj pyetjeve rreth akuzave. Nervozizmi i tij shihet qartë. Në disa raste mbulon fytyrën me duar dhe qesh kur pyetet në lidhje me rastet.

"Jezusi na tha që ti duam fëmijët dhe të jemi si fëmijë, të rinj, të pafajshëm, të pastër dhe të nderuar,"-tha Michael në video.

Ai shkoi në gjyq në vitin 2005 me akuzën se ngacmoi seksualisht 13-vjeçarin Gavin Arvizo dhe u shpall i pafajshëm.

EMISIONET